Kandidati i opozitës serbe për president të Serbisë, Zdravko Ponosh, ka qëndruar për vizitë në Kosovë.
Gjenerali i pensionuar i ushtrisë, të hënën e 15 shkurtit bëri turne politiko-turistik në Prishtinë e Prizren.
“Nëse identiteti kombëtar i dikujt do të ekzistonte vetëm nga fjalët atherë për ne fjala Kosovë do të ishte baza më e madhe,Kosova për ata që kanë jetuar e do jetojnë është diçka tjetër është jeta pikë së pari. Jeta ime profesionale ka nisur pikërisht në Kosovë para 35 viteve. Ishte fillimi i karrierës sime ushtarake”, theksoi Ponosh nga Prizreni.
“Sikur edhe më parë Prizreni edhe sot është qytet i mahnitshëm. Por diçka e madhe po i mungon e që është gjuha serbe në rrugët e tij. Do të doja që kjo të ndryshonte dhe që Prizreni të jetë ai i vjetri e i bukuri vend me gjuhën serbe dhe atë shqiptare natyrisht në rrugët e tij” shtoi kandidati për kryetar të Serbisë.
Vizita e Ponoshit në Kosovë ka shkaktuar reagime masive në Beograd.
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se pretendenti për president të Serbisë, me gjithë zemër përkrahet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurse Lista Serbe lëshoi deklaratë dhe e quajti Ponoshin, turist të cilit askush nuk ja ndalon hyrjen.
Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë, tha se nuk kishte asnjë kërkesë për vizitë nga ana e Ponosh dhe se nuk e di që ai qëndroi në Prishtinë e Prizren, në fillim të javës.