Një nga komunat përfituese të këtij granti ishte edhe ajo e Klinës.
Në një prononcim të dhënë për Fol Drejt, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj e vlerësoi lart këtë mbështetje për komunën të cilën po e udhëheqë ai.
“Granti i Performancës është një projekt i rëndësishëm i cili po implementohet ka vite dhe sigurisht falenderoj edhe donatorët”, u shpreh Elezaj.
I pyetur se si do ta shfrytëzojë këtë grant, ai tha se për këtë kanë nëntë projekte, por më i rëndësishmi është ai për furnizimin me ujë.
“I kemi identifikuar nëntë projekte në të cilat do të investojmë dhe projekti kryesor është ai i ndërtimit të fundrruesit për furnizim me ujë të pijes në komunën e Klinës dhe projekte të tjera”, tha Elezaj, raporton Fol Drejt.