Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, paralajmëroi sot se ekonomia globale kërcënohet me shpërbërje në blloqe ndërluftuese.
Në fjalimin e saj në Bruksel, të quajtur “Të bashkuar kundër një bote të ndarë”, Georgieva deklaroi se bota është në një moment historik të rrezikshëm, thuhet në deklaratën e FMN.
“Pas dekadash integrimi global, ekziston një rrezik në rritje që bota të ndahet në blloqe ekonomike ndërluftuese. Ky skenar do të jetë i dëmshëm për të gjithë, përfshirë popullsinë e Evropës,” tha ajo./FolDrejt/