Sot, 27-vjet më parë Shqipëria u anëtarësua në kuadrot e Këshillit të Evropës.
Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka shkruar një status përkujtimi për privilegjin e fituar nga Shqipëria si anëtare e Këshillit, ku midis tjerash ka insistuar për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, transmeton Fol Drejt.
Ajo ka theksuar se Shqipëria për 27-vjet ka shënuar arritje të rëndësishme dhe progres.
“Sot, 27 vjet nga pranimi i Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Reformat e rëndësishme që kemi ndërmarrë, sidomos reforma në sistemin e drejtësisë, po kontribuojnë në avancimin për zbatimin e këtyre standardeve”, tha Nikolla në një postim në Facebook.
“Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria u bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, u shpreh Nikolla./FolDrejt/