Kryqi i Kuq ka kërkuar më shumë se trefishin e apelit të tij fillestar për financim emergjent, që nënkupton mbi 700 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se tani vlerëson se do të nevojiten 650 milionë franga zvicerane (702 milionë dollarë) për të ndihmuar në përgjigjen ndaj nevojave në rritje humanitare në të dy vendet.
Pak më shumë se një javë më parë, organizata kishte vlerësuar nevojat e saj për financim në 200 milionë franga. /FolDrejt/