Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së nga 16,88 për qind e votave që janë përpunuar, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski me 41,77 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkovka me 38,69 për qind, ndërsa i treti është kandidati i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 15,65 për qind.
Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 arrin 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë.