Një autobus i nisur nga Italia në drejtim të Kosovës, ndalohet nga autoritet kroate ne kufirin me Kroacinë. Në autobus gjindeshin shtetas kosovarë me destinacion Kosovën, për shkak të situates se krijuar nga corona virus, autobusi u ndalua dhe u kthye mbrapsht.
Për këtë gjë u deklarua edhe ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, ai në rrjetin social Facebook deklaroj:
“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.”