Dy persona u arrestuan nga policia e Shqipërisë.
Arrestimin e bëri policia në Korçë pasi kishin kthyer një banesë në një kazino ku ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, transmeton Fol Drejt.
Efektivët arrestuan shtetasit K.K. 29 vjeç dhe A.B. 29 vjeç. Ata kishin kthyer banesën në pronësi të shtetasit A.B. në qytetin e Bilishtit për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 18 shtetasit e mëposhtëm:
E.B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec./FolDrejt/