Liverpooli do të paguajë 250 milionë euro dhe shpërblime tjera për Kylian Mbappe (24), dhe kështu ka hyrë në luftë me Realin për yllin francez, i cili do të marrë vendimin dhe zgjedhjen përfundimtare, pretendon agjenti i FIFA-s, Marco Kirdemir, i cili e njeh mirë situatën, raporton Klix, Fol Drejt.
Pas shtatë vitesh në PSG, Mbappe po largohet nga klubi pasi emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani i dha një ultimatum familjes së lojtarit më të paguar katër ditë më parë.
Tani ka dy opsione për francezin – ose të vazhdojë kontratën e tij, e cila përfundon verën e ardhshme, ose të largohet nga klubi deri në fund të muajit.
PSG nuk po mendon fare për opsionin e tretë për ta lënë pa dëmshpërblim yllin, i cili paguhet 72 milionë euro në vit.
Mbappe tha se nuk dëshiron të luajë për PSG-në pas qershorit të vitit 2024, ndaj emiri dëshiron ta shesë atë.
Dhe burimi më i njohur nga tregu i futbollit, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se PSG dëshiron ta shesë Mbappe menjëherë.
Shkruhej se emiri i Katarit dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, tashmë kishte rënë dakord për transferimin e Mbappes për 200 milionë euro fikse dhe 50 milionë euro bonus.
Prej kohësh dihet që Mbappe dëshiron të shkojë vetëm te Reali, por garës i është bashkuar edhe Liverpooli. /FolDrejt/