Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur ashpër përfaqësueses serbe në Këshillin e Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt.
Rama sërish ka mohuar fuqishëm akuzat për trafikim të qenieve njerëzore, duke thënë se as pas 11 vjetësh, nuk ka organe të trafikuara, transmeton Fol Drejt.
“Jemi 11 vjet më pas. Ku janë organet e trafikuar? Nuk ka. Pra, nuk është e patakt zonjë, që të thërrasësh këtu, e t’u kërkosh të gjithëve këtu që të vënë në vend besueshmërinë e vet dhe të rivendos besimin e njerëzve tek ata”.
“Dhe nuk është e patakt që të ndash me ju fakte. Dhe mund ta kuptojë, në fakt i vetmi person që do ta kuptoja nga ajo se çka dëgjova është kolegia serbe, ajo është e tronditur, natyrisht do të duhet kohë për Serbinë që ta përthith e të jetojë me këtë dhe në fund të bëj njohjen e Kosovën dhe së bashku të ndërtojnë paqen”./FolDrejt/