Fol Drejt
E enjte, 8 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Ku po i çon NATO Kosovën dhe Serbinë?

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, RAJON
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Klima e tensionuar, në prag të një konflikti të hapur, që rrezikoi të çonte drejt një tragjedie në përmasa më të gjera në veri të Kosovës, nxiti një sërë takimesh mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës me zyrtarët më të lartë evropianë dhe amerikanë, por pothuajse pa rezultate të mëdha, që prodhuan atë që po cilësohet si de-përshkallëzim i situatës, shkruan Danas, transmeton Fol Drejt.

Nuk është aspak inkurajuese deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiq pas takimit të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dy ditë më parë, se “gjërat po dalin jashtë kontrollit”, edhe pse “Brukseli kërkon deeskalim”.

Opozitarja serbe “Danas”, zhvilloi intervista me disa njohës të çështjes në Serbi, të cilët kanë thënë se e mirëpresin gatishmërinë e Vuçiqit për t’u takuar me përfaqësuesit e NATO-s, sepse, pajtohen, kjo mund të ketë vetëm efekte pozitive, siç thonë ata, për paqen në të gjithë rajonin.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kështu, Nikola Luniq, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, thotë për Danas se “çdo takim mes Presidentit të Serbisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të mirëpritet sepse kontribuon në një nivel më të lartë të mirëkuptimit, dhe rrjedhimisht një siguri më të madhe për të gjithë në rajon, që korrespondon me interesat kombëtare të Republikës së Serbisë”.

“Duke pasur parasysh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me interes strategjik për NATO-n, dhe kjo u njoh gjatë Samitit të përfunduar së fundmi në Vilnius dhe u theksua në dokumentin përfundimtar, Serbia duhet përfundimisht të ndërtojë marrëdhënie besimi dhe parashikueshmërie me Aleancën, e cila i kushtohet paqes dhe stabilitetit në provincën jugore serbe në përputhje me mandatin e OKB-së që i është besuar”, thotë Luniq.

Çdo përshkallëzim i tensioneve dhe konflikt i mundshëm, shton ai, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme në kontekstin e paqëndrueshmërisë globale dhe rëndësisë aktuale gjeopolitike të rajonit tonë.

Pa emocione, vetëm argumente…

“Beogradi duhet t’i qaset problemit të sigurisë me Prishtinën në mënyrë realiste dhe të arsyetuar, pa emocione dhe keqkuptime të panevojshme, veçanërisht ato për marrëdhëniet “vëllazërore” – mendojnë bashkëbiseduesit e Danas.

Disa prej tyre shkojnë aq larg sa që konstatojnë se “synimi i liderëve politikë të Prishtinës për të kapitalizuar mbështetjen e politikës së jashtme të vendeve të fuqishme përmes përshkallëzimit të konfliktit, duke shpresuar se Perëndimi do të angazhohet sërish në anën e tyre në një konflikt të mundshëm të shkaktuar.”

“Veç kësaj, duhet të mbahet mend se Prishtina po zhvillon edhe marrëveshje ushtarake dypalëshe me vende të caktuara, gjë që rezultoi me dorëzimin e fundit të dronëve turq. Fakti që Prishtina do t’i transformojë Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës në vitin 2028, që tashmë e kanë shpallur kërkesën për anëtarësim në NATO dhe se do të vendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i imponon Serbisë rreziqe të pashmangshme për sigurinë ndaj të cilave ajo duhet të përgjigjet” – ka thënë Luniq.

Sipas tij, përgjigja optimale do të ishte integrimi i marrëveshjes eventuale politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje sigurie me garanci të besueshme nga vendet apo organizatat më të fuqishme.

“Për të parandaluar konfliktet e ardhshme, një konflikt të ngrirë apo një garë armatimesh, një marrëveshje e tillë do të përcaktonte strukturën dhe aftësitë e Forcave të Armatosura të Kosovës, me mekanizma për kontroll dhe verifikim të efektivitetit. Në çdo rast, Serbia përballet me sfida të tilla rajonale dhe globale të sigurisë, të cilave nuk është në gjendje t’u përgjigjet vetë, veçanërisht jo në cilësinë e një vendi ushtarakisht neutral me një buxhet të kufizuar të mbrojtjes” – ka vënë në dukje Luniq.

Nuk jemi pjekur ende për të kuptuar se çfarë do të thotë rënia e Murit të Berlinit

Siç përfundon ai, “ne jemi dëshmitarë të marrëdhënieve të reja gjeopolitike në botë dhe ende nuk jemi pjekur për të kuptuar se çfarë do të thotë rënia e Murit të Berlinit”.

“Armatosja e shpejtë e NATO-s dhe BE-së, si dhe sofistikimi i kërcënimeve të sigurisë, të cilave pak vende në botë mund t’u përgjigjen në mënyrë të pavarur, na detyrojnë të marrim të vetmin vendim të saktë, që është sistemi i sigurisë kolektive. Pa angazhimin e aleancave dhe ndërtimin e detyrimeve të ngushta kontraktuale me vendet e rajonit, duhet t’i frikësohemi historisë së papërfunduar të Ballkanit dhe skenarëve apokaliptikë globalë” – ka përfunduar argumentin Nikola Luniq.

Kosova nuk është vetëm problem politik por edhe problem sigurie

Suzana Grubjeshiq nga Qendra për Politikë të Jashtme thotë për Danas se tema kryesore e takimit Vuçiq-Stoltenberg ka qenë situata në veri të Kosovës dhe përpjekjet që duhet të bëjnë të gjitha palët në mënyrë që të deeskalohet dhe të kthehet në normalitet.

“KFOR-i, gjegjësisht NATO-ja, ka një rol kyç në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, dhe pas tensioneve të fundit dhe mjaft konflikteve serioze, ky rol është edhe më i rëndësishëm” – ka vijuar Grubjeshiq.

Siç shton ajo, është e vërtetë se Kosova nuk është vetëm problem politik, por në masë të madhe edhe problem sigurie.

“Prandaj, në konkluzionet e samitit të mbajtur së fundmi në Vilnius, NATO-ja i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të deeskalojnë tensionet, të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë një zgjidhje të përhershme në marrëdhëniet mes dy palëve. Ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë po punojnë intensivisht për këtë, por gjithçka ende sillet rreth formimit të Asociacionit, si një obligim i paplotësuar i palës kosovare nga viti 2013” – thotë ajo.

Pika 77 e konkluzioneve flet edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, si dhe me gjithë rajonin, sipas saj.

“Nuk ka dyshim se kjo është edhe në interes të Serbisë, pavarësisht nga politika e shpallur e neutralitetit ushtarak” – ka përfunduar argumentin ajo.

Në opinionin publik serb, blerja e dronëve Bayraktar ka “trazuar” mjaft ujërat, ndërsa mjaft zëra protestues janë ngritur kundrejt Ankarasë zyrtare, duke e akuzuar këtë të fundit se përveç që po e furnizon me armë Ushtrinë e Kosovës, ajo po kujdeset edhe në trajnimin dhe ngritjen profesionale të kuadrove të saj./FolDrejt/

Tags: KosovaNATOSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti lavdëron vizitën e Gjenerallejtënant Bekim Jashari në ShBA

Lajmi tjetër

Bombat thërrmuese: Ukraina i përdor municionet ‘në mënyrë efektive’, thonë ShBA-t`

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM