Kuba ka evakuuar 180,000 njerëz në të gjithë ishullin mes shqetësimeve që Stuhia Tropikale Elsa mund të shkaktojë përmbytje të mëdha pasi tre njerëz u vranë në Karaibe në prag të stuhisë.
Një paralajmërim i stuhisë tropikale ishte në fuqi për disa provinca Kubane, duke përfshirë Havana, si dhe Xhamajka, Florida Keys dhe bregdeti jugperëndimor i Floridës, tha të Dielën pasdite Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) me bazë në Miami, raporton Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.
Shumica e të evakuuarve shkuan në shtëpitë e të afërmve, ndërsa mijëra u strehuan në objektet qeveritare. /FolDrejt.com/