Vendi komunist Kuba nuk njihet për eksporte të mallrave, por eksporton gjënë më të rëndësishme për shendetin: mjekët. Prej 1964, Kuba ka dërguar 400 mijë doktorë në 164 shtete të botës, informon foldrejt.com.
Kurse sot, me kontratë qeveritare mjekët kubanezë punojnë në 60 shtete të ndryshme. Përveç rëndësisë diplomatike, këto mjekë për shtetin ishullor sjellin miliarda dollarë përfitime. Vetëm në 2018, vendi i Kubës ka fituar në arkën e shtetit 6.4 miliardë dollarë.
Doktorët kubanezë kanë luftuar Ebolen në Afrikë, kurse tani janë dërguar në Itali kundër Covid19.
Megjithatë, mjekët kubanezë paguhen rreth 200 dollarë në muaj, andaj shpesh të jashtmit flasin për skllavëri të tyre nga shteti kubanez.
Në 1000 banorë ka tetë mjekë në Kubë. Por ka edhe një problem tjetër, që lidhet me sanksionet e ShBA, mungesën e medikamenteve dhe materialeve mjekësore. Por kjo nuk e ka sprapsur Kubën që të ruajë traditën e saj të mjekimit. /Foldrejt.com