Pika kufitare në Merdare, duket të jetë “ngulfatur” shkaku i fluksit të madh të veturave, në dalje, shkruan Fol Drejt.
Shumë nga ata që duan të dalin, po presin në mbi katër orë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona në këtë pikë kufitare është 1.8 kilometra.
Pritje deri në një orë ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë e te Dheu i Bardhë, ku kolona është nga 200 deri në 500 metra.
Në pikat tjera kufitare kalimi është më i lehtë dhe më i shpejt./FolDrejt/