Kufizimet e ujit janë vendosur në Tunizi për shkak të thatësirës së madhe që ka goditur vendin për të katërtin vit radhazi.
Kompania shtetërore e shpërndarjes së ujit tashmë ka filluar të ndërpresë furnizimin me ujë çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 04:00, shkruan The Guardian, duke shtuar se Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përdorimin e ujit për ujitje, ujitje të sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave të tjera publike dhe larja e makinave, përcjell Fol Drejt.
Rezervuari i Sidi Salem, i cili furnizon me ujë në veri të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Tunis, është i mbushur vetëm me rreth 16 për qind të kapacitetit të tij./FolDrejt/