Zelanda e Re ka ndaluar qasjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga personat e përfshirë në krime, me qëllim uljen e shkallës së krimit.
Ministri i Çështjeve të Policisë, Chris Hipkins, tha se urdhri për ndalimin e armëve të zjarrit do të përmirësojë sigurinë publike, duke ndaluar qasjen në armë zjarri ose kufizimin për personat sjellja dhe veprimet e të cilëve paraqesin rrezik të lartë dhune, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Urdhri autorizon gjyqtarët të ndalojnë qasjen ose përdorimin e armëve për të gjithë personat që janë dënuar për krime që lidhen me armë zjarri dhe vepra të tjera specifike, duke përfshirë vrasjen dhe shkeljet e rënda të dhunshme. Këto urdhra do të ndihmojnë policinë të reduktojë ndjeshëm dhunën me armë dhe t’i bëjë komunitetet tona më të sigurta”, tha Hipkins.
Sipas ligjit të ri, gjyqtarët tani do të kenë autorizimin të lëshojnë ndalesa dhjetëvjeçare, shkelja e të cilave është gjithashtu vepër penale.
Kushdo që shkel një urdhër të tillë gjykate do të përballet me një dënim nga dy deri në shtatë vjet burg./FolDrejt/