Nga sot, aksesi në internet në Senegal është i kufizuar për shkak të përhapjes së “mesazheve të urrejtjes” në rrjetet sociale, tha Ministri i Komunikimeve Moussa Bokar Thiam.
Masa u prezantua pasi lideri i opozitës Usman Sonko u padit të shtunën për komplot për një rebelim, komplot kriminal dhe krime të tjera, raporton Reuters.
Mbështetësit e Usman Sonkës janë të indinjuar nga mundësia që për shkak të aktakuzës, atij mund t’i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat duhet të mbahen vitin e ardhshëm.