Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), në fundjavë do të mbajë mot i nxehtë, me temperatura deri në 36 gradë Celsius, transmeton Fol Drjet.
IHK njofton se të shtunën do të jetë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Ndërkaq, të dielën do të jetë mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./FolDrejt/