Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, nëpërmjet një apeli publik, u është drejtuar të gjithë atyre që duan t’i vizitojnë viset malore me borë këto ditë.
Sipas këtij shërbimi, për shkak të reshjeve të borës të shoqëruar me erëra të forta, në këto zona malore ka rrezik nga orteqet.
“Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur” – thuhet ndër të tjera në këtë apel, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë, shërbimi ua ka lënë në dispozicion edhe një numër kontakti, të gjithë atyre që ua mësyjnë këtyre zonave.
Lexojeni të plotë apelin:
Kujdes Ortek ⚠️
Pas rreshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike:perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur.
-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.
-Mos skijoni jasht shtigjeve të skijimit!
-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.
-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.
-Përdorimi i pajisjeve të sigurise për ortek është i domosdoshëm!
Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:
112
+38349840228