The Guardian citon presidentin Volodymyr Zelensky, i cili së fundi ka paralajmëruar për një sulm të “egër” rus, transmeton Fol Drejt.
Ukraina pritet të festojë ditën e pavarësisë më 24 gusht.
Presidenti ka kërkuar vigjilencë me këtë rast, meqë Rusia mund të tentojë të prishë festimet e ditës së pavarësisë së vendit.
“Putini mund të provojë diçka të shëmtuar para ditës së pavarësisë” – ka thënë Zelensky.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka të shëmtuar dhe të egër” – ka vijuar ai.
Përndryshe, luftimet dhe granatimet vijojnë të jenë të egra edhe këto ditë, ndërsa Rusia ende nuk duket se i ka përmbushur apetitet, thonë njohësit e zhvillimeve./FolDrejt/