Rasti ka ndodhur në Prishtinë. Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes” – thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion./FolDrejt/