Kenichi Kato, 53 vjeç, u sulmua nga një luan i kopshtit zoologjik ku shërben, pasi e kishte ushqyer atë në parkun Tohoku Safari në Japoni, shkruan Mirror, transmeton Fol Drejt.
Kujdestari i kopshtit zoologjik u kafshua për vdekje nga një luan kur u përpoq ta joshte atë në një shpellë për drekën e tij.
Ai u gjet i mbuluar nga gjaku, nga një kafshim në qafë. Më kot u dërgua me urgjencë në spital, duke përfunduar i vdekur shkaku i plagëve.
53-vjeçari kishte punuar në kopshtin zoologjik të njohur në rajonin Fukushima të Japonisë për 27 vjet. Nuk dihet se si ai e bëri gabimin që çoi në vdekjen e tij tragjike. Një zëdhënës i kopshtit zoologjik tha:
“Rregulli është që ne ta hapim derën dhe ta vendosim ushqimin. Pasi të vendoset ushqimi, dera duhet të mbyllet dhe të kyçet.”
Gabimi të cilin ai e bëri, i kushtoi me vdekje./FolDrejt/