Një video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ku duket se është kthyer për t’ia shtrënguar dorën “dikujt” pas një fjalimi, i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Në ato momente nuk ishte askush në skenë pranë tij në Universitetin Shtetëror Bujqësor dhe Teknik të Kalorinës së Veriut në Greensboros, ku ai mbajti një fjalim 40-minutësh të enjten, transmeton Klankosova.tv.
Siç shihet në video, lideri demokrat 79 vjeçar, pasi e përfundoi fjalimin më pas u kthye djathtas me dorën e shtrirë në një pozicion duke e shtrënguar dorën, derisa afër tij nuk ndodhej askush.
Por, në skenë nuk u shfaq askush që t’i përgjigjej gjestit të presidentit amerikan. Biden gjithashtu u duk i humbur në skenë, derisa në mënyrë të çuditshme i ktheu shpinën publikut derisa e përfundoi fjalimin.
Ndryshe Biden prej që ka hyrë në skenën politike amerikane, njihet për gabime të paqëllimshme kur flet para publikut dhe shpesh është në shënjestër për shkak të gabimeve të tilla.