Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela, ka folur edhe rreth kompleksit superluksoz të kriminelit famëkeq të Millan Radojçiqit të bastisur kohëve të fundit ku njoftoi se ka kërkuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci që t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Brendshme dhe që të kalojë në shfrytëzim të Policisë së Kosovës, njësive të barkave në departamentin e kufirit.
“Kompleksi superluksoz i Radojçiqit në buzë të Ujmanit është në Republikën e Ksoovës dhe po ashtu bypass-i ishte uzurpuar nga kjo. Ky bypass është infrastrukturë kritike. Jam në bisedime me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci që kjo pronë t’i kalojë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kjo mëpastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësitë me barka në departamentin e kufirit”, ka thënë Sveçla.