fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Kuka e Kelmendi në Hagë: Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm

Lexoni edhe..

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara me pretendimet për krime lufte.

Driton Kuka ka njoftuar me vizitën e bërë në Hagë dhe atë se çfarë biseduan me ish-krerët e UÇK-së.

Trajneri i xhudos ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të treguar rreth vizitës, të cilën e bëri së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Sot dhe dje  së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!

Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!

Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.

Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.

Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

Të ngjajshme