Pas fitimit të detyrës si udhëheqës fetar i muslimanëve në NYPD (NYPD Muslim Chaplin), Dr. Tahir Kukaj, në një prononcim të shkurtër për foldrejt.com thekson se ngritja e tij është njëherësh edhe meritë e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare.
“Posti im është njëherësh një meritë e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare, e cila u shërben shqiptarëve dhe komunitetve tjera. Gjithashtu edhe zgjedhja ime për të dytin vit radhazi në mesin e Top 100 personave më me ndikim në Staten Island NYC,” tha imami Kukaj për foldrejt.com.