Guvernatori i rajonit të Kievit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba, ka thënë se si pasojë e sulmit të mëngjesit të sotëm, 18 shtëpi private janë dëmtuar, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Armiku po sulmon kryeqytetin dhe rajonin. Qëndroni në strehimore dhe vende të sigurta,” tha ai në një deklaratë në Telegram.
“Si pasojë e sulmit të mëngjesit janë dëmtuar 18 shtëpi private, çati dhe xhama të dëmtuara. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.
“Më parë nuk ka pasur viktima. Zjarri është vënë nën kontroll në objektin e infrastrukturës kritike”/FolDrejt/