Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba akuzoi sot organizatorët e Oscars për hipokrizi sepse nuk e lejuan Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të fliste në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të filmit.
“Unë mendoj se nëse ‘All Quiet on the Western Front’ fiton Oscarin për filmin më të mirë të huaj, ndërsa presidenti Zelensky, i cili po lufton, duke udhëhequr një vend që zhvillon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk lejohet të flasë në ceremoninë e çmimit, nuk do të gjeni një shembull më të mirë të hipokrizisë së drejtuesve dhe producentëve të lartë në industrinë e filmit”, tha Kuleba në një intervistë për gazetën gjermane Bild.
Kuleba tha se nuk e vë në dyshim cilësinë e filmit, por fjala qesharake nuk mjafton për të përshkruar këtë hipokrizi, transmeton Fol Drejt.