Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka zhvilluar takime me homologët e tij suedezë dhe danezë Tobias Billstrom dhe Jeppe Kofod në Bukuresht për të diskutuar mbështetjenndaj Ukrainës dhe forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Takim i fokusuar dhe miqësor me ministrin e jashtëm suedez Tobias Billstrom — tani në Bukuresht. Ne ramë dakord që presioni i sanksioneve ndaj Rusisë duhet të rritet dhe të diskutohet në detaje paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së,” shkroi ai.
Përveç kësaj, ministrat u fokusuan mbi mënyrat e përshpejtimit të procedurave për pranimin e Ukrainës në BE.
“Në dy vitet e punës sonë të përbashkët me homologun tim danez Jeppe Kofod, ne kemi kaluar nëpër shumë kriza dhe jemi bërë miq të vërtetë. Në takimin e sotëm, diskutuam mbështetjen e palëkundur dhe të qëndrueshme të Danimarkës për Ukrainën, si dhe përpjekjet për të zbatuar formulën e paqes të Zelensky”, shkroi Kuleba në Twitter. /FolDrejt/