Ministri i Jashtëm i Ukrainës të hënën tha se Kievi pret që pakoja e gjashtë e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë të përfshijë ndalim të eksporteve ruse të naftës.
Deklaratat e Dmytro Kuleba-s erdhën pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se nuk u sqarua nëse pakoja e gjashtë e sanksioneve do të miratohej të hënën ose nëse do të trajtonte çështjen e eksporteve të naftës ruse, Kuleba tha se Hungaria ishte me sa duket i vetmi vend që ngre kundërshtime.
Ukraina nuk po planifikon të zhvillojë bisedime me fqinjin e saj Hungarinë, tha Kuleba, duke vënë në dukje se kjo çështje duhet të zgjidhet brenda strukturës së BE-së.
Duke komentuar po ashtu pakon e shtatë të sanksioneve të BE-së, ministri i Jashtëm ukrainas tha se eksportet ruse duhet të synohen drejtpërdrejt pasi ekonomia ukrainase vuajti më shumë nga lufta sesa Rusia nga sanksionet.
Kuleba vazhdoi duke thënë se takimi u fokusua gjithashtu në pranimin e Ukrainës në BE dhe se nuk ka ndonjë argument racional që pengon një kurs të tillë veprimi, por që Kievi nuk kërkon t’i bashkohet organizatës brenda natës./FolDrejt/