Ministri i Jashtëm i Ukrainës falënderoi SHBA-në për vendimet e saj për të dërguar pajisje më të avancuara ushtarake në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, të cilin e ka falënderuar për ndihmën ushtarake që SHBA po i dërgon Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
“Theksova se kur shohim banorët e Khersonit që përshëndesin çlirimtarët e tyre me lot gëzimi, i jemi mirënjohës SHBA-së dhe popullit amerikan për mbështetjen e tyre”, shkroi Kuleba në Twitter./FolDrejt/