Kreu i diplomacisë ukrainase u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë shpërndarjen e armëve dhe municioneve, veçanërisht sistemin për lëshimin e shumëfishtë të raketave, artilerisë me rreze të gjatë dhe transportuesve të personelit të blinduar.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, e quajti sot ofensivën ruse në Donbas “një betejë të pamëshirshme, më e madhja në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Kuleba deklaroi në Twitter se është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina ka gjithçka që i nevojitet nga armët./FolDrejt/