Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se kryeministri hungarez Viktor Orban ndonjëherë po e përdorë Ukrainën në lojën e tij me Bashkimin Evropian, por ukrainasit dhe hungarezët do të mbeten miq, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, kryeministri hungarez Viktor Orban “po luan lojën e tij me Bashkimin Evropian – dhe ndonjëherë përdor Ukrainën si peng të asaj marrëdhënieje”.
Ministri tha se ukrainasit nuk kanë ndonjë armiqësi ndaj hungarezëve.
“Ne ishim miq, jemi miq dhe do të jemi miq. Por ne duhet ta fitojmë këtë luftë dhe është në interesin më të mirë të Hungarisë që Ukraina të fitojë,” tha Kuleba.
Orban ka shprehur vazhdimisht mospajtimin e tij me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke deklaruar, në veçanti, se sanksionet i shkaktojnë më shumë dëm Bashkimit Evropian sesa Rusisë.
Përveç kësaj, Hungaria ka bllokuar tashmë dy herë përfshirjen e Patriarkut Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në listat e sanksioneve të BE-së. /FolDrejt/