Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kuleba, vlerësoi se deklarata e kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, për rrezikun real të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, tregon se “Moska ndjen disfatë në Ukrainë”.
Kuleba shkroi në Twitter se Rusia po humbet shpresën e saj të fundit për të frikësuar botën në mënyrë që të mos mbështesë Ukrainën.
“Kjo do të thotë vetëm se Moska ndihet e mundur në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse bota duhet të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën, në mënyrë që të fitojë dhe të mbrojë sigurinë evropiane dhe globale”, tha Kuleba./FolDrejt/