Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se modeli i sjelljes së autoriteteve ruse është shumë lehtë i parashikueshëm, shkruan Ukrinform,përcjell Fol Drejt.
“Modeli i sjelljes ruse është kaq lehtë i parashikueshëm: nëse ata kryejnë një krim në mbrëmje, prisni që ata të propozojnë “bisedime” në mëngjes. Dje rrezikuan miliona njerëz nga uria, sot imitojnë gatishmërinë për negociata”, shkroi ai në Twitter. Ministri shtoi gjithashtu se askush nuk duhet të mashtrohet nga një sjellje e tillë. /FolDrejt/