Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha më 25 nëntor se të gjitha fraksionet demokratike të Bundestagut kishin rënë dakord për një rezolutë të përbashkët që njihte Holodomorin, urinë e shkaktuar ndaj ukrainasve nga autoritetet sovjetike, e cila vrau miliona njerëz në 1932-1933, si gjenocid ndaj popullit ukrainas, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Votimi mbi rezolutën do të bëhet javën e ardhshme, sipas Kulebas.
Më herët, më 25 tetor, Presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier të lehtësonte vendimin përkatës nga Bundestagu gjatë takimit të tyre në Kiev.
Parlamentet e Rumanisë, Irlandës dhe Moldavisë njohën Holodomorin si gjenocid ndaj ukrainasve më 23-24 nëntor.
Ukraina përkujton viktimat e Holodomorit të shtunën e katërt të nëntorit çdo vit. Këtë vit dita bie më 26 nëntor.
Ukraina ka luftuar që Holodomori të njihet si një akt gjenocidi ndërkombëtarisht. Deri më tani, vetëm 17 vende e kanë njohur Holodomorin si të tillë, sipas Muzeut të Holodomorit të Ukrainës. /FolDrejt/