Guvernatori i rajonit të Kievit të Ukrainës ka thënë se dëme “mjaft serioze” janë shkaktuar nga sulmi i fundit me dron të Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Më herët, autoritetet ukrainase thanë se infrastruktura kritike ishte goditur dhe sistemi i mbrojtjes ajrore kishte shkatërruar rreth 15 dronë të drejtuar drejt kryeqytetit në sulmet e së hënës.
Guvernatori i rajonit të Kievit Oleksiy Kuleba tha në Telegram se disa objekte infrastrukturore u dëmtuan, si dhe shtëpi private dhe të paktën dy persona u plagosën./FolDrejt/