Ukraina do të ketë të gjitha armët e nevojshme për të çliruar territorin e saj nga pushtuesit rusë – është vetëm çështje kohe, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Nëse i përmbledhim të gjitha bisedimet, jo vetëm në Uashington, por edhe në vende të tjera, përfundimi është si vijon: të gjitha armët e nevojshme do të jenë këtu, është vetëm çështje kohe”, tha Kuleba.
Për më tepër, Kuleba shpjegoi pse nuk mund të sigurohen të gjitha armët menjëherë.
“Ka arsye psikologjike, logjistike dhe politike. Duhet të punojmë me të gjitha këto arsye dhe do të punojmë. Furnizimi me armë është një operacion shumë kompleks teknik dhe logjistik. Me të gjitha këto detaje po merremi bashkë me kolegë të institucioneve të tjera. Kam ndjenjën se nuk ka tabu kundër furnizimit me armë”, theksoi Kuleba.
Kujtojmë se Pentagoni po shqyrton trajnimin e ushtrisë ukrainase për të operuar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara. /FolDrejt/