Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha në Mynih se Ukraina është një “obsesion personal” i presidentit rus Vladimir Putin dhe vlerësoi se paqja do të vijë në vendin e tij vetëm nëse ka ndryshime në Rusi, raportojnë agjencitë.
Në fjalimin e tij në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih, Kuleba tha se vetëm nëse ka një ndryshim në Rusi, paqja do të vijë në Ukrainë, por ai theksoi se do të jetë një rrugë e gjatë.
Për mbrojtjen kundër agresionit rus, Kievit aktualisht i duhen para, municione dhe sanksione (Moska), dhe për sigurinë afatgjatë – anëtarësimi i Ukrainës në BE dhe NATO.
“Për sa kohë që Putini është në pushtet, ne do të jemi në telashe”. Ukraina është obsesioni i tij personal”, tha Kuleba, duke theksuar se Ukraina tani duhet të “përqendrohet në luftë”./FolDrejt/