Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka rritur presionin ndaj Bashkimit Evropian në mënyrë që raundi tjetër i sanksioneve kundër Rusisë të përfshijë edhe embargon e naftës.
Këtë qëndrim Kuleba e mbajti pas diskutimeve me shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili shkroi në Twitter se po vijon puna për raundin e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, transmeton Fol Drejt.
BE po diskuton ndalimin e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022, propozimet pritet të trajtohen mes vendeve të BE-së të mërkurën e kësaj jave që vjen.
Kuleba tha gjithashtu se dhënia e statusit kandidat ndaj Ukrainës është hapi i parë për hapjen e bisedimeve për anëtarsim të vendit të tij. Ndërkaq, vende anëtare të BE-së, veçanërisht në Evropën Perëndimore, kundërshtojnë përshpejtimin e procesit të gjatë të aplikimit të BE-së./FolDrejt/