Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi në Twitter se Kulla Eifel do të errësohet sonte në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.
Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizianëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Sonte do të fiken dritat në Kullën Eifel, në shenjë nderimi për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II”, tha kryebashkiakja e kryeqytetit francez.
Je viens d'assurer à l'ambassadrice @MennaRawlings la profonde sympathie et le soutien de Paris au peuple du Royaume-Uni.
Ce soir, la Tour Eiffel sera éteinte en hommage à Sa Majesté la Reine Élizabeth II.#QueenElizabeth 🇬🇧
— Anne Hidalgo (@Anne_Hidalgo) September 8, 2022