“Ndonjëherë në Shqipëri ndjehesh si në një Zvicër – veçanërisht në aspektin e resorteve shëndetësore, që kanë klimëdhe cilësi të lartë të ajrit,” është komenti i kulturores më të madhe gjermane “Die Zeit”, që mund të vijë si një kundërpërgjigje ndaj shkrimit të bulevardeskes “Bild” që e paraqiste Shqipërinë si një shtet mafioz.
Ne zvarritemi ngadalë ngadalë. Rrugët malore janë gjarpëruese, por gjithmonë të ofrojnë pamje spektakulare mbi rivierën e detit shqiptarë. Kjo ndodh gjatë udhëtimit për në Llogara, përcjell foldrejt.com, shkrimin e të përditshmes gjermane.
Reporterja përveç rivierës shqiptare ka vizituar Pogradecin, Tiranën si dhe qytetin modern, por pa dëmtuar traditën Korçën dhe qytetin e ngurtë të Gjirokastrës, njëherësh edhe vendlindjen e Enver Hoxhës.
Kur jemi te diktaroi Enver Hoxha, reporterja rekomandon edhe vizitë te ndërtesat e epokës komuniste ose tashmë te Bunk’Art.
Duke qenë se reporterja ka udhëtuar me furgonat shqiptare nëpër Shqipëri, kjo për të njohur më mirë shqiptarët, ajo tregon edhe metodën e udhëtimit – ku nuk ka rezervime, por pritje derisa të mbushen furgonat, si dhe Vetura më e dashur e shqiptarëve është Mercedes 220 D./Foldrejt.com