Rusia po vendos sanksione reciproke kundër 398 deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan dhe 87 senatorëve kanadezë, njoftoi agjencia Interfax, duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse.
Ministria tha se masa erdhi pasi Uashingtoni njoftoi sanksione kundër 328 anëtarëve të Dumës ruse muajin e kaluar.
Interfax shton se Rusia planifikon të shpallë sanksione shtesë së shpejti në përgjigje të sanksioneve të SHBA./FolDrejt/