Emocionet e pritjes po rriten kur jemi afër Kupës së Botës Katar 2022, por disa nga lojtarët më të mirë do të mungojnë, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Tridhjetë e dy kombe do të garojnë për trofeun e Kupës së Botës kur turneu do të fillojë në dimër për herë të parë ndonjëherë, me kampionët në fuqi, Franca që do të përballet me konkurrencë të ashpër nga Brazili, Spanja, Argjentina dhe Belgjika në kërkimin e saj për të fituar dz tituj të botës radhazi.
Anglia është gjithashtu ndër të favoritët, ndërsa emrat e njohur si Portugalia dhe Holanda janë cilësuar si kombëtare që mund të befasojnë, por jo të gjitha kombet tradicionalisht më të forta do të jenë të pranishëm në Katar.
Fituesi i Euro 2020, Italia pritej të kthehej në botëror pas dështimit për t’u kualifikuar në Rusi 2018. Megjithatë, lojtarët e Roberto Mancinit dështuan pasi pësuan humbje poshtëruese në playoff nga Maqedonia e Veriut.
Suedia, Kolumbia, Kili, Nigeria dhe Egjipti gjithashtu dështuan, që do të thotë se disa nga lojtarët më të mirë në futboll të nivelit të klubeve do të detyrohen të shikojnë Kupën e Botës nga divanet e tyre.
Lista e disa nga lojtarët më të mirë që do të mungojnë në botëror:
N’Golo Kante – Francë
Jan Oblak – Slloveni
Mohamed Salah – Egjipt
Luis Diaz – Kolumbi
Zlatan Ibrahimovic – Suedi
Martin Odegaard – Norvegji
Andrew Robertson – Skoci