Turneu në Katar u bë Kupa e Botës me më së shumti gola tëe shënuar në histori, pas triumfit emocionues të Argjentinës ndaj Francës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Goli i tretë i Mbappes, i cili barazoi rezultatin në 3-3 dhe dërgoi finalen në penallti, ishte i 172-ti i turneut të 2022-shit.
Kjo siguroi që ai të tejkalonte rekordin e mëparshëm prej 171 golave, të mbajtur së bashku nga edicionet e 1998 dhe 2014 në Francë dhe Brazil, respektivisht.
Finalja ishte gjithashtu ndeshja e parë e një botërori me të paktën tre gola nga të dyja skuadrat. /FolDrejt/