“Pasaporta e gjelbër” do të prezantohet me 19 maj dhe ka për qëllim të bëjë të mundshme përsëri udhëtimin nëpër Evropë. Qeveria austriake ka prezantuar planin e saj, njofton albinfo.at
Me 19 maj, Austria do të hap sektorin e gastronomisë, turizmit, aktivitet sportive dhe eventet kulturore. Qeveria austriake ka prezantuar planin e saj të cilën e ka ndarë në tre faza. Kjo nënkupton se me pajisjen e pasaportës së gjelbër do të bëhet e mundshme çdo lëvizje.
Faza e parë do të filloj nga 19 maj. Dëshmitë e provave nga personat e testuar, vaksinuar apo të shëruar do të vazhdojnë të pranohen në secilin sektorë. Zbatimi digjital është në aktivitet të plotë, megjithatë, “Pasaporta e gjelbër” do të përdoret në fazën e dytë që do të fillon nga qershori. Në fazën 3, do të bëhet një zgjidhje e përbashkët evropiane më të cilën do të lehtësohen edhe mundësitë për udhëtimet ndërkufitare.