Kripa është ajo që u jep shije të gjitha ushqimeve të njelmëta.
Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim, transmeton Fol Drejt.
Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet.
Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën.
Kur hedhim shumë kripë në një gjellë, e rëndësishme është që të mos alarmohemi.
Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për kohën e duhur të hedhjes së kripës që gatimi juaj të jetë për të ‘lëpirë gishtat.’
Kur duhet hedhur kripa kur gatuani mish
Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim.
Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken.
Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.
Kripa rekomandohet të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.
Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.
Kur duhet hedhur kripa në supë
Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi.
Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.
E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.
Kur duhet hedhur kripa tek pilafi dhe makaronat
Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.
Ju këshillon se kripa duhet hedhur gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.
Kur duhet hedhur kripa tek fasulet
Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.
Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.
Kur duhet hedhur kripa tek perimet e kavërdisura
Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant.
Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta.
Me këto këshilla, gatimet tuaja nuk do të kenë të sharë dhe mbi të gjitha të papritura të pakëndshme./FolDrejt/