Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Kur Komandanti ishte Poet

3 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ernesto “Che” Guevara, i njohur zakonisht, si Che Guevara, El Che apo thjesht Che, ka qenë një revolucionar marksist argjentinas, doktor, publicist, lider guerilje, teoricien ushtarak dhe figura e dytë më e madhe, pas Fidel Kastros. Që prej vdekjes, pamja e tij e stilizuar është bërë si një përfytyrim tej kulturor dhe një simbol i vërtetë brenda kulturave të ndryshme popullore. Kur ishte student në mjekësi, ai udhëtoi përgjatë Amerikës Latine dhe u transformua në mendim, kur hasi varfërinë endemike, që e pa me sytë e tij. Eksperienca e tij, shtuar vëzhgimet në terren e bënë që të konkludonte se, disniveli ekonomik i kontinentit ishte si rezultat kapitalizmit të brendshëm, neokolonializmit dhe imperializmit, dhe gjëja e vetme që mbetej të bënte populli i kontinentit të tij, ishte thjesht revolucioni.

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Shkoi në Guatemala, por atje politika e tij radikale nuk gjeti vend. Ndërsa në Meksikë, do të takonte vëllezërit Kastro, që i ndryshuan rrjedhën e jetës dhe më pas, iu bashkua lëvizjes së 26 korrikut, kur ata zbarkuan në Kubë, me qëllimin që të rrëzonin diktatorin, që gëzonte mbështetjen e plotë amerikane, Fulgencio Batista. Guevara, shpejt u ngrit në rolin kryesor mes më të kërkuarve të regjimit dhe ishte i dyti në hierarki, nga kryengritësit. Edhe më vonë, ai do luante një nga rolet kryesore në luftën dyvjeçare guerile, që e rrëzuan Batistën.

 

Ishte ministër i Bujqësisë, në kohën kur edhe ndikoi për reformën agrare; shërbeu si guvernator i Bankës; drejtor instruktazhi për forcat kubane dhe bëri shumë udhëtime në botë, si diplomat honorifik i Kubës. Ai stërviti personalisht forcat që morën pjesë në Gjirin e derrave dhe ishte ideator për të sjellë në Kubë, raketat balistike sovjetike, që përcollën më pas, krizën e vitit 1962.

Gjatë jetës së tij, ai la shënime për udhëtimin me motoçikletë; për taktikat e luftës guerile; publicistikën dhe fare pak krijime. Ai e la Kubën përfundimisht më vitin 1965, në mënyrë që të ndikonte për përhapjen e lëvizjen guerile në Kongo dhe në Bolivi, më pas. U kap nga CIA me asistencën e forcave boliviane dhe ekzekutua.

Vdekja e rriti tejet vlerësimin për Che Guevarën dhe pas kësaj – jeta e tij u bë subjekt i shumë biografive, kujtimeve, eseve, dokumentareve, këngëve dhe filmave. Imazhi më i jashtëzakonshëm është fotoja e Alberto Kordës, e bërë më 1960, e titulluar “Guerrillero Heroico”, e cilësuar si ”fotografia më e famshme në botë”.

Në të gjallë kishte shumë interesa kulturore, filozofike dhe shkencore, veç përhapjes së revolucionit. Disa nga autorët e tij të preferuar ishin Horacio Quiroga, Ciro Alegría, Jorge Icaza, Rubén Darío dhe Miguel Asturias, por në vlerësimin e njerëzve të CIA-s, kur janë deklasifikuar materialet e tij thuhet se ishte thjesht një njeri i kulturuar i zakonshëm.

“Plaka Marie”

Nga Che Guevara

Plaka Marie!
Ndjej se vdekja rrotull po të vjen,
Dhe për këtë diçka dua të them:
Jeta jote është një bahçe më trendafila në agoni,
Se nuk e ke patur dashurinë e një burri,
Se nuk ke patur shëndet e para.
Vetëm uri ke patur,
Për ta ndarë me njerëzit e tu.
Dua të flas për shpresën tënde,
Të të flas për tre shpresa të ndryshme,
Të ndërtuara nga biri yt,
Pa e ditur se si.
Merre këtë dorë burri,
Që ngjan me atë të një vogëlushi,
Dhe vendose midis duarëve të tua,
Që ike si limon i verdhë.
Afroi kallot e tua të ashpëra e me xhunga,
Tek butësia e turpshme e duarëve të mia
Prej mjeku.
Dëgjo o plakë e mjerë:
Beso në njëriun e Ardhshëm,
Beso në të Ardhmen,
Që s’do ta shohësh,
Mos u zë besë sajesave të qiellit,
Që gjatë gjithë jetës kanë vrarë shpresën tënde,
Dhe mos i kërko mëshirë vdekjes,
Për të parë,
Sesi shtohen përkëdheljet e tua të përhimta e
Thinjoshe.
Qiejtë janë memecë,
Dhe ti je e sunduar nga terri,
Mbi të gjitha do të kesh një shpagim të kuq,
Dhe, për këtë të betohem mbi dimesionin e
Idealeve të mia.
Dhe atëherë të gjithë nipërit e tudo ta përjetojnë
Agimin e ditës së re.
Vdis në paqe o luftëtare e vjetër,
Se vdekja po të vjen o plaka Marie,
Do të mbesin jetim muret e sallës,
Kur të bashkohet vdekja me azmën,
Dhe do të shkërijë dashurinë në gojën tënde.
Këto përkëdhelje të shkrira në bronx,
E vetmja dritë, që ndriçon natën tënde,
Këta varfanjakë të azilit tënd, të veshur meuri,
Do të shohin në ëndërr kallot e gishtrinjëve të tu
Të mplakur.
Tek të cilët ata gjenin një buzqeshje.
Kjo do tëjetë e gjitha o plakë e dashur Marie.
Një bahçe trëndafilash në agoni qe kjo jeta jote,
Nuk patë dashuri nga kurrkush,
As shëndet e as gëzim nuk patë,
Por vetëm uri,
Qe e ke ndarë me njerëzit e tu,
Ka qenë e trishtuar jeta jote o plaka Marie.
Kur lajmi i gjumit të përjetshëm,
Do të mbulojë me dhimbje syçkat e ballit,
Kur duart e tua me përpëlitjet e fundit,
Do të kenë ledhatimin e ndonjë fëmije
të padjallëzuar,
Do të kujtohesh për të…
Do të qash, o plakë e dashur Marie.
Jo. Mos e bëj atë!
Mos iu lut sajesave qiellore!
Që gjatë gjithë jetës tënde kanë zhgënjyer shpresën
Tënde.
Dhe mos i kërko mëshirë vdekjes,
Jeta jote ka qenë e veshur me petkun e tmerrshëm
Të urisë,
Dhe tani e veshru me azmë,
Po shkon drejt fundit tënd.
Dua ty të të paralajmëroj,
Me zërin tim të ulët burrëor për hakmarrje,
Dua të të betohem mbi saktësinë e dimesioneve
Të idealeve të mia:
Merre këtë dorë burri,
Që ngjan me atë të një vogëlushi.
Dhe vendose midis duarëve të tua,
Lëmoje si sapun Ii verdhë,
Fërkoi kallote forta dhe xhungat,
Kundër butësisë së turpshme të duarëve të mija
Si mjek.
Prehu në paqe o plaka Marie!
Prehu në paqe o luftëtare veterane!
Nipërit e tu do ta përjetojnë Agimin,
Të betohem!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Abazoviq i bashkon shqiptarët, me ura e tunele (VIDEO)

Lajmi tjetër

Putin shihet me njolla në faqe – presidenti rus nuk shfaqet në lojën vjetore të hokejit

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM