Lexojini me kujdes këtë mikrotekst të mbledhêsit mė të shquar të foklorit shqiptar në Misir z. Spiro Risto Dine (1844- 1922) të botuar në Sofje më 1908 dhe më thoni se ku fillon Arbëria ime!
Nga Kreta?
Nga Plaka?
Nga Salamina?
Nga Sparta?
Nga Sofja?
Nga Nishi?
Nga Kostandinopoja?
Nga Thraka?
“Mora kalemnë dhe kudo qe gjenja shqiptarë do t‘ i ngarkohesha dhe do t‘ i lutesha të më thosh sa që dinte. Por dhe per fat te mire ate kohe ndodheshin dhe shqiptare shumë ne Egjypt. Ngado te shkonja do te piqnje shqiptarë. Karakollët e Kajros qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nuk reshtnin, bozuku, tamburaja e bakllamaja buçitnin më të katër anet, na dukej sikur gjendeshim në Shqiperi…“
…fole moj mike nje fjale,
Se jam gati per te dalë!“
„Ku vete mos vafsh i gjallë,
se mua s‘ na nxore mall?!“
Kur dola Te dera jashte,
m‘ u muarë mendt e rashë.
Kur dola ne mes t‘ avllisë,
m‘ u keput gjysm‘ e fuqisë.
Kur dola te porta jashtë,
e besova se u ndashë.
O pampor o dhogëz thatë,
seç na ke ndarë nga gratë.
O pampor o dhogez zesë,
ku na shpie i pabesë?!
N‘a ndave nga kishim shpresë..