Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Kur pas luftës, negociatat prodhojnë përsëri luftë

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Asgjë nuk është njësoj si përpara sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Agresioni kriminal nga një grup terroristësh mbylli përfundimisht një etapë të gjatë më shumë se një dekadëshe, burokracie, hipokrizie, cinizmi dhe mpirjeje kryesisht evropiane ndaj Kosovës dhe rrugës së saj të konsolidimit si shtet i njohur ndërkombëtarisht. Një etapë e cila i dha një frymëmarrje rehabilituese një Serbie, e cila me humbjen e luftës ishte e degraduar jo vetëm nga ana logjistike por edhe moralo-politike.

NGA REDI SHEHU

Akti terrorist, zbriti si një dhuratë nga Zoti për shqiptarët, por edhe një shuplakë për ndërkombëtarët, të cilët kishin filluar të ngrinin pikëpyetje të çuditshme ndaj frikës së shqiptarëve për rrezikun serb. Lufta pothuaj qe harruar, masakrat qenë rehabilituar në ndërgjegjen ndërkombëtare, dhe këmbëngulja e shtetit të Kosovës për të drejtën e saj, papritmas filloi të konsiderohej herezi. Histroia u përmbys dhe agresorit iu vesh petku i paqes dhe viktimës iu vu damka e turpit.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Akti terrorist klithi me të gjithë trishtimin që mbarti se një realitet i ri në marrëdhëniet KosovëSerbi duhet ndërtuar, një qasje e re me fokusin e vjetër ndaj Kosovës duhej aktivizuar. Përfundimisht, Serbia nuk hoqi kurrë dorë të ishte agresori dhe Kosovës nuk iu ngjit kurrë damka e turpit. Pas kaq shumë kohësh bisedimesh, fërkimesh, përkëdheljesh që nga baronesha Ashton, Mogherini, e deri tek dyshja mosnjohëse e Kosovës, Borrel-Lajçak, pushtimi i territoreve të Kosovës nuk ishte një ngjarje që mund të shkuhet në librat shkollore të historisë, por një akt real, i atyshëm, i prekshëm dhe fatal, aq sa të bëjë që kërcënimet e Makron të tërhiqen turpshëm në heshtje.

Po, patjetër, një realitet i ri duhet ndërtuar në këto marrëdhënie, ashtu siç suksesi i agresionit serb do të ndërtonte nje realitet të ri ku do zhbëheshin të gjitha arritjet, të gjitha marrëveshjet, i gjithë stausi i vetë Kosovës, ashtu edhe dështimi i agresionit, dhe zbrapsja e ushtrisë serbe nga kufiri, thërret për një realitet të ri. Ka dy forma me anë të të cilave ndërtohen realitetet e reja gjeopolitike, ato janë lufta dhe negociatat. Përmes të parës ndërtohen fakte te reja në terren, përmes të dytës i vihet kapaku ligjor këtyre fakteve. Kosova i ka përjetuar të dyja edhe luftën edhe negociatat. Rasti i Kosovës duhet të jetë një ndër më të veçantit, ku pas luftës, negociatat prodhojnë përsëri luftë.

Kjo arrihet vetëm në një rast kur negociatori nuk është i paanshëm, por palë me njërën nga palët në konflikt. Pa iu referuar vetvetes, por shpesh e kam shprehur ne shkrimet e mëparshme se, Kosova duhej t’i rikthehej marrëdhënieve me SHBA-në, duke mos e lënë atë vetëm në statusin e vëzhguesit, por duke i dhënë atij statusin e negociatorit dhe hartuesit të marrëveshjes.

Tani Kosovës i duhet një zgjidhje, përderisa faktet e fundit në terren vërtetuan pafajsinë e saj. Ajo duhet së pari, duke shfrytëzuar inercine që i dha ngjarja, të shtrijë kontrollin në çdo cep të Veriut të saj për të ndërtuar realitetin e shtetit shqiptar atje, pastaj të mund të mendojë për bisedime.

Bisedimet patjetër që duhet të kenë kushte të reja, negociatorë të rinj dhe qasje të re. Nëse nuk realizohen këto, atëherërë është më mirë të mos bëhen fare bisedime, as dhe dialog. Serbia demonstroi hapur solidaritetin me aktin. Faktet e fundit, tregojnë se furnizimi, planifikimi, trajnimi, monitorimi, suporti me ushtri në kufi, dhe shumë yçkla logjistike parapërgatitore për një luftë, ishin të orkestrura prej saj. Aq shumë ishte e përfshirë Serbia në këtë sipërmarrje, sa edhe në funeralin e saj mori pjese haptazi me ditë zije për terroristët.

Çështja është se të gjithë e dinë, ndërkombëtarët e dinë se Serbia nuk ndryshon një presje nga plani i saj sikur edhe shekuj të kalojnë, e dine se edhe Vuçiç i cili futi ne kushtetën serbe “Kosova ëshë pjesë e pandarë e Serbisë” nuk ndryshon mendje, prandaj kushti i vetëm dhe i pandryshueshëm pë Kosovën në negociatat potenciale që mund të zhvillohen, është njohja reciproke. Ky kusht nuk duhet për asnjë arsye dhe për asnjë rrethanë të mund të pranoje të negociohet.

Faktori ndërkombëtar, i cili është shumë heterogjen, sidomos kur bie fjala për Kosovën, duhet t’i përgjigjet një refuzimi tjetër të mundhëm të Serbisë, me njohjen e menjëhershme nga pesë vendet të cilat akoma nuk e njohin. Të pasojë me inkurajimin e njohjeve për t’u bërë shtet i pranuar nga OKB, e më pas me anëtarësim në NATO. Këto do ishin përgjigjet më të mira ndaj kokëfortësisë serbe. Frika se mos Serbia do anojë nga Rusia është frikë më e vogël se frika e shpërbërjes së Kosovës pasoja e së cilës është e paparashikueshme.

Aktualisht, Serbia është një Kalingrad i pa shpallur i Rusisë, dhe një situate të tillë përgjigja më e mire është izolimi i këtij ishulli prorus se sa llastimi në negociata dhe shpërbërja e të gjithë status quo-së së rajonit. Serbia, strategji të sajën ka pasur ta mbajë veten gjithmonë të ngecur brenda Kosovës me çdo mjet dhe me çdo kusht. E kundërta, nxjerrja e influencës së saj nga territori i Kosovës, është akti më stabilizues dhe më paqtues për të gjithë rajonin.

Ndërkombëtarët kanë rastin të reagojnë fuqishëm përmes një reflektimi në mënyrën se si ata i bëjnë gjërat. Një kundërreagim i fuqishëm jo vetëm me fjalë por me vepra, akte, drafte, marrëveshje të drejta dhe jo diskriminuese, do të kursente të gjithë rajonin nga destabiliteti dhe nga ngjarje të tjera akoma më të rënda me autor Serbinë. Rusia kërkon me çdokusht të prodhojë konflikte të ngjashme me Donbas-in në Ballkan, Serbia e furnizon mrekullisht atë me precedentë falls historikë, për ta bashkuar si çështje në mënyrën më të padrejtë Kosovën me Ukrainën.

Një çiftëzim i tillë do ishte arritja më e madhe e Serbisë. Kosova është çështje e mbyllur. Është shtet i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë dhe për asnjë arsye nuk mund të paralelizohet me situatën në Ukrainë. Tërheqja e BE-së nga kushti njohjes reciproke, prodhoi 24 shtatorin.

Pas luftës, negociatat prodhuan përsëri luftë. Do ishte cinike dhe e pamoralshme që të tërhiqet Kosova në marëveshjen e radhës për të prodhuar luftën e radhës.

Tags: KosovaRedi ShehuSerbiaShqiperia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Paralajmërohet hapja e ekspozitës “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999”, me autor Gani KOSUMIN

Lajmi tjetër

“Bashkësia ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë”

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM